MC Networking

Emërimet në Kushtetuese, “Venecia” mbledh opozitën

Ekspertë të misionit faktmbledhës të Komisionit të Venecias janë takuar sot me përfaqëuses të opozitës.

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese është diskutuar mes palëve në mjediset e hotel “Rogner”.

Në takim mori pjesë kreu i PD-së Lulzim Basha, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Takimi nisi në orën 8:15 dhe zgjati rreth një orë.

Në përfundim, Basha deklaroi se takimi ishte i frytshëm. 

“Takimi me komisonin ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Kemi një pushtet që nuk pyet as për Komisonin e Venecias, që ka çuar në Kuvendin ilegjitim, ligjet antikushtetuese. Oligarkët bashkë me qeverinë kanë kapur zgjedhjet, kjo nuk është demokraci, ky nuk është shteti ligjor. Qeveria do të mbrojë krimet e veta. Qeveria ka kapur gjithçka. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e oligarkëve. Sot ata kanë kapur shtetin”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, delegacioni i Venecias është pritur në takim nga presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top