MC Networking

Naftëtarët në grevë urie (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, punëtorët e nënstacionit të pompave të Poçemit, kanë nisur sot grevën e urisë brenda ambienteve të punës.

Fillimisht kanë hyrë 7 nga 18 punëtorët  të cilët thonë se do të qëndrojnë të ngujuar deri në zgjidhjen e problemit të pagave.

Punëtorët kërcënojnë se nëse nuk ndërhyhet nga instancat e shtetit ata do të ndërhyjnë në nstacionin elektrik dhe të pompave për të ndërprerë ujin dhe energjinë për të gjithë zonën e Mallakastrës.

“Nuk e dimë pronarin se kush është. Gjer më sot nuk e kemi njohur pronarin ne. Sepse ndërrohen firmat ditë për ditë dhe nuk e marrim vesh se kush na ka. Nuk na japin një zgjidhje për problemet dhe hallet që kemi ne.”

“Nuk është hera e parë që bëjmë ne protestë. Janë bërë disa. Ndërrohen pronarët. Populli nuk është budalla, e di se në krye kemi një kryeministër.”

“I kemi marrë të gjitha masat. Te prefekti, tek zëvendësministri e të gjithë me radhë dhe nuk kemi gjetur asnjë dritë jeshile të hapur. Na janë mbyllur të gjitha rrugët. Deri në vdekje ne nuk i ndahemi. Nuk dalim që këtej, pa u zgjidhur rrogat e prapambetura, siguracionet.”

“Unë për atë popull po rri. Të pijë ujë e të marri drita. Po lekët e mija? Ato punojnë të tëra në rregull, por po u ndalën unë nuk i takoj më. Nuk dal i gjallë, i vdekur po. Mund të vijnë me forcë dhe me polici siç bëri dje. Dhe me drejtora e shefa e ku di unë me ça ishin. E drejtorë të OSHE-së. E na bënin presion, lloj-lloj presioni. Unë jam me shkresa, i kam dërguar letër kryeministrit. Edhe ministres Balluku, e kam përpara në tavolinë.

Stacioni i Poçemit  është në varësi të Uzinës së Përpunimit të Naftës Ballsh.

Punonjësit thonë se kanë 27 muaj pa marrë pagat dhe sigurimet shoqërore.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top