MC Networking

Basha nga Kukësi: Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie

Në kuadër të turit “Po të dëgjoj”, kryetari i Partisë Demokratike ka qenë sot në Kukës, ku është takuar me të rinjtë e këtij qyteti.

Kryedemokrati Lulzim Basha, shkruan se qyteti është varfëruar dhe harruar nga qeveria, ndërsa thekson se të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar dhe jetuar. Sipas tij, emigrimi është oferta e qeverisë dhe jo zgjedhja e të rinjve.

"Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! \PotëDëgjoj", shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top