MC Networking

“Zombit” e epokës digjitale

Paolo Di Stefano

Ka hapur shumë diskutime një shkrim i Livio Marchese, me titullin “Ne dhe zombit”. Nuk ka dyshim se këto janë konsiderata të tepërta për gjeneratën e adoleshentëve të rinj, por është po aq e vërtetë që mjafton të shikojmë përreth për të parë elementë shqetësues. "Zombit" janë të lindurit në epokën digjitale që Marchese i analizon nga "observatori i privilegjuar" i shkollës së mesme (shkollë në një periferi në veri të Italisë), ku ai jep letërsi. Le të mos merremi me atë nëse qëndrimi i tij është pesimist ose apokaliptik: fakti është se një mësues si ai sheh te nxënësit e tij, gjatë veprimtarive didaktike dhe rekreative, një “turmë shpirtrash të rraskapitur, të burgosur në trupa që harrojnë të lëvizin, të paaftë për t’u lidhur në mënyrë të shëndetshme me mjedisin përreth, trupa të rëndë, që nuk zotërohen më, me të cilët nuk mund të luajnë më dhe as të argëtohen”.

Pothuajse krijesa post-njerëzore. Mund të jetë një përshkrim hiperbolik, qartësisht pazolionian1, dhe njeriu pyet veten se me çfarë fryme një mësues e bën punën e tij në këto kushte. Por askush, duke pasur përvojë me adoleshentët e kohëve moderne (edhe fëmijët paraadoleshentë), të orientuar nga influencuesit dhe të famshmit e Youtube-it, të rritur në narcizizmin autik të selfie-ve dhe muzikës, nuk mund të mos mendojë për efektet e paqarta të kompulsivitetit dixhital. Nuk është as mentalitet i vjetëruar dhe as pesimizëm të shtrosh disa pyetje (shqetësuese madje) përpara listës së frikshme të "instinkteve të rrënjosura" që Marquis sheh në “zombit” e tij: konformizëm, frikë nga ajo që është ndryshe, spektakël, delir i të gjithëpushtetshmit, mani për protagonizëm, instinkt i shtypjes, dëshirë për sukses dhe fitore në dëm të të tjerëve. Është e vështirë, madje edhe për një optimist që shikon me kënaqësi drejt së ardhmes, të mos gjejë të paktën një prirje mumjesh te brezat e aplikacionit Tic Toc (hyni në të që të besoni këtë që po lexoni). Thjesht shkoni në një shkollë të mesme. Aty ku të dobëtit i përçmojnë dhe “të fortët” mbeten të fortë, ngacmues, vulgarë, arrogantë. Me miratimin dhe krenarinë e mamit dhe babit. Sepse tragjedia e vërtetë janë "instinktet" e prindërve, thotë Marquis. Dhe këtu, me të vërtetë, nuk mund të mos i japësh të drejtë.

 / Corriere / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

1Pier Paolo Pasolini – regjisori italian i njohur, kritik i ashpër i shoqërisë së konsumit 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top