MC Networking

Meta për anti-shpifjen: Të mos ecet me kokëfortësi drejt censurës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me mos dekretimin e dy ligjeve të propozuara nga qeveria dhe të miratuar nga Kuvendi që njihet si paketa anti-shpifje.

Në një reagim në Facebook, duke iu drejtuar qytetarëve Meta shkruan se liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë të drejta themelore kushtetuese.

Me tej Presidenti shton se Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të lirisë së medias, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare.

"Të dashur qytetarë, Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”, tha Meta.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top