MC Networking

Lobimi në SHBA/ Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë akuzat e prokurorisë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të PD-së, Ilir Dervishi.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku.

Sipas tij, nuk ekzistojnë prova që vërtetojnë akuzat e prokurorisë.

Në një deklaratë pas seancës, ka folur ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht.

“Gjykata ka pushuar çëshjten, pasi fakti nuk ekziston. Por është shumë interesante për të kuptuar se si veprojnë institucionet kur janë të frustruara nga politika. Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar. U kuptua që ishte një çështje politike, por gjithmonë edhe pse ka presione sërish ka sërish njerëz që zbatojnë ligjin”, u shpreh Ristani.

Basha dhe dy zyrtarët e PD-së akuzoheshin për ‘falsifikim’, ndërsa lobimi rus, një akuzë e pastër politike e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, është rrëzuar nga prokuroria më herët.

13.55h-  Gjyqi për Bashën, lobimi në SHBA/ Basha në gjykatë, përfaqësohet nga avokatët

Sot pritet të nisë në gjykatën e Tiranës seanca në ngarkim të Lulzim Bashës, i marrë i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Shefi i opozitës është dërguar zyrtarisht i pandehur në gjykatë për akuzën e falsifikimit të formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarë.

Në të njëjtën dosje e për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, dhe shefi i financës së këtij subjekti politik, Ilir Dervishi. Prokuroria vendosi të pushojë akuzën e pastrimit të parave me lobim, që ngriti muaj më herët ndaj shefit të opozitës dhe dy zyrtarëve të tjerë të djathtë.

Merret vesh se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të shkojë sot në Gjykatë, ku do të zhvillohet seanca e parë për akuzën e falsifikimit të formularëve, për kontratën e lobimit me “Biniatta Trade”. Basha do të përfaqësohet sot në gjykatë nga avokatët, Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Nëse shpallet fajtor, kryeopozitari Basha rrezikon deri në 7 vite burg.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top