MC Networking

Ermira Babaliu: Vitet e para në Amerikë ishin shumë të vështira (VIDEO)

Këngëtarja Ermira Babaliu jeton prej vitesh në SHBA. Kjo zhvendosje e ndodhur prej më shumë se 20 vitesh nuk ka qenë aspak e lehë për të. Në studion e Sara Radio Shoë, Babaliu rrëfeu përvojën e saj vitet e para pas shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se gjithçka ndodhi falë Lotarisë Amerikane, një surprizë që e gjeti atë dhe familjen e saj të papërgatitur. Për të, pesë vitet e para kanë qenë të vështira dhe janë shoqëruar shpesh me dilemën “të rri apo të kthehem”.  

Ka qenë viti ‘96, kur kemi luajtur një lotari amerikane, na doli dhe u zhvendosëm. Pesë vitet e para ishin të tmerrshme. Çdo ditë unë thoja do të kthehem. Ishim të papërgatitur”, rrëfeu ajo për mikrofonin e Tema TV.

Babaliu shtoi se gjeti përkrahjen e bashkëshortit dhe kujton edhe sot shprehjen e tij: “Në 8 orë ose në 10 orë udhëtim, kemi shkuar 200 vjet përpara”. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top