MC Networking

da'SARA/ Jorgo Dalaras këndon shqip në Amfiteatrin e Tiranës (VIDEO)

Jorgo Dalaras  këndoi shqip, në Amfiteatrin e Tiranës.

Jorgo Dalaras erdhi për koncertin e tij të parë në Shqipëri. Këngëtari jo vetëm grek, por ndërkombëtar këndoi në disa gjuhë, në koncertin që mbajti  të mërkurën mbrëma në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Nga kërkimet për të ekzistojnë një numër minimal intervistash, pavarësisht karrierës së tij të gjatë, por ndjesitë e shtyjnë të përgjigjet për mikrofonin e TvT. Ndërsa e pyesim për emrin e madh që ka përtej Greqisë, madje edhe në Shqipëri, artisti ruan modestinë deri në fund.

''Janë shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë këtu dhe gjithë këto vite  ne kemi qenë  bashkë si në të mira, ashtu edhe në të këqija. Muzika gjithmonë bashkon dhe kjo është ajo që ka më shumë vlerë.'' Zgjedhja e amfiteatrit për të ishte e një rëndësie të veçantë. "Unë nuk doja të këndoja në një klub nate, preferova të këndoj në amfiteatër, sepse mendoj që ajo është më afër meje''. Ndërsa e pyesin në çfarë gjuhe tjetër do të këndonte përveç asaj greke, ai përgjigjet: "Kam shkuar në shumë vende të botës, kam kënduar në shumë gjuhë por ajo që është e rëndësishme është që muzika të shkojë nga zëri në zemër, përveç kësaj në amfiteatër do të këndoj edhe 3 këngë shqiptare që m'i ka më punuar orkestranti shqiptar Taso Kurti'', tha ai për mikrofonin e Temës.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top