MC Networking

Irma Libohova hap dyert e shtëpisë për TemA TV (VIDEO)

Në fokusin e puntatës së radhës nga Dasara Karaiskaj për TemA TV ishte Irma Libohova dhe Rei Bezhani, ky i fundit një këngëtar i ri, por shumë i talentuar.

Rei dhe Irma kanë qenë duke xhiruar klipin e tyre muzikor me titull “Peng”, brenda mureve të shtëpisë së Irma Libohovës.

Dasara dhe kamera e TVT kanë ndjekur hap pas hapi xhirimet, duke na sjellë edhe pamjet nga shtëpia e Irma Libohovës, për më tepër shihni fotot e shkëputura nga emisioni i fundit i Dasarës.

Titulli i këngës nga Irma Libohova dhe Rei Bezhani mban emrin “Peng” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Më poshtë, emisioni i plotë

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top