MC Networking

10-vjeçari me aftësi të veçanta: Dua të bëhem si Mesi. E ëma e Leos e zhgënjyer nga mjekësia shqiptare (VIDEO)

Leo, 10- vjeçari me aftësi të veçanta ra në sy në sfilatën e organizuar disa ditë më parë në kryeqtytet e titulluar “Bel Eve” pasi sfiloi edhe pse nuk ecën, hipur mbi karrocën e tij ndihmuese për të lëvizur.

E ëma dhe Leo biseduan pas sfilatës me Dasara Karaiskaj për “Da’Sara Show” në TemA TV, ku ndër të tjera teksa gazetarja e pyet Leon se çfarë dëshiron ai që të bëhet kur të rritet, Leo tha: “Dua të bëhem futbollist si Lionel Mesi sepse edhe ai kur ka qenë i vogël ka qenë si unë”– u shpreh Leo teksa i shkëlqenin sytë.

Gazetarja Dasara Karaiskaj mori mikrofonin e TemA TV dhe operatorin për të raportuar ngjarjen e veçantë ku mbi të gjitha arriti të realizonte një bisedë me të ëmën e Leos.

Leo vuan nga një sëmundje e rrallë e kockave, dobësim dhe mungesë e theksuar zhvillimi, e teksa tregonte rrugëtimin e 10 viteve, e ëma dhe Dasara e kishin të vështirë t’i mbanin lotët, megjithëse më i fortë dukej Leo, të cilit i shkëlqente fytyra, madje kurajonte të ëmën e tij se do t’ja dilnin, bashkë.

E ëma e Leos u shprehej për “Da’Sara Show” se kërkon më shumë mbështetje nga shteti shqiptar. Na lodhin duke na sorollatur lartë e poshtë tregoi ajo për dokumenta, madje theksoi se ende në Tiranë nuk ka kënde lojrash posaçërisht për këto fëmijë, çfarë ua vështirëson atyre argëtimin, për të mos thënë ua bën të pamundur luajtjen në një kend fëmijësh.

Ndër të tjera ajo u ndal edhe tek mjeksia shqiptare, nga e cila është terësisht e zhgënjyer: “Mjeksisë nuk po i kërkoj asgjë sepse nuk kam parë ndonjë rezultat nga mjeksia shqiptare. 4 herë ma operuan djalin dhe më shumë i bën dëm sesa ma shëruan”- u shpreh e ëma mes lotëve duke shtuar se nuk merr mundimin as ta vizitojë në vendin tonë e jo më ta operojë.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top