MC Networking

Champions League/ Ronaldo mposht Juventusin në Torino, Bajerni triumfon ndaj Sevillias (VIDEO)

 

Reali i Madridit ka hedhur një hap të sigurtë për tu kualifikuar për në fazën gjysëmfinale të kompeticionit të “Uefa Champions League” pas fitores së arritur mbrëmjen e sotme kundër skuadrës së Juventusit.

Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga tekniku, Zinedine Zidane, të cilët mposhtën në takimin e parë në transfertë ekipin e Juventusit me rezultatin e pastër 3-0, duke i bërë madrilenët favoritët absolut për të kaluar në raundin tjetër të këtij kompeticionit.

Heroi i “Los Blancos” në këtë takim është padyshim ylli i skuadrës së tyre, Kristiano Ronaldo, që shënoi dy nga golat e këtij takimit që i dhanë këtë triumf mjaft të rëndësishëm Realit që është me një këmbë në fazën e gjysëmfinaleve.

Golin e parë Ronaldo e shënoi që në minutën e dytë të takimit pas një asisiti perfekt të marrë nga ana e Iskos duke mposhtur Buffonin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat, edhe pse rastet për shënim nga të dyja ekipet nuk munguan.

Në pjesën e dytë Reali do të shënonte dhe dy gola të tjerë, dhe në minutën e 64-të do të ishte sërish Krisitano Ronaldo që do të dyfishonte shifrat.

Është një gol i mrekullueshëm i tij me anë të një rrafishate që e dërgon topin në fund të rrjetës së mbrojtur nga Buffon duke bërë një finalizim spektakolar.

Marselo vulosi përfundimisht shifrat në 3-0 në minutën e 72-të të takimit ku i vetëm përballë Buffonit e dërgoi topin pas krahëve të tij.

Një fitore e madhe e Realit që tashmë është një hap pranë kualifikimit pasi sfida tjetër do të luhet në “Santiago Bernabeo” dhe gjithçka do të jetë më e lehtë për ta.

Ndërkohë, një fitore të rëndësishme ka marrë dhe Bajerni i Mynihut në transfertë përballë ekipit të Sevillias duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Golat për gjermanët i shënuan Navas një autogol dhe Alcantara, kurse për Sevillian shënoi Sarabia.

Me këtë sukses Bajerni është pranë kualifikimit pasi takimi tjetër do të luhet në “Allianz Arena”.

Golat e takimit mes Juventus dhe Real Madrid

Goli i parë i shënuar nga Ronaldo

Goli i dytë i shënuar nga Ronaldo

Goli i tretë i shënuar nga Marselo

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top