MC Networking

Kel Demi në Zululand: Lul Bashës do ia marrin partinë me dhunë e do t’i thonë “hajt, ik pirdhu tani!” (VIDEO)

Biseda në Zululand ishte sërish rreth zgjedhjeve. I ftuar ishte Enkel Demi që, siç tha vetë, “është i djathtë e për këtë arsye një fitore e së majtës nuk e gëzon”. Pyetjes së Nanos nëse zgjedhjet do t’i mbeten në mendje si një fitore e Ramës apo si një humbje e Bashës, Demi iu përgjigj duke thënë se “këto zgjedhje ishin mbi të gjitha një fitore e Ramës, që i mundi të gjithë, e që arriti atë që donte”. Më tej, biseda u soll rreth ngjarjeve në PD, dhe në këtë pikë Demi tha: “Basha duhet të largohet; e nëse nuk largohet, do ta largojnë me dhunë; do t’ia marrin partinë me hir, me pahir; e do t’i thonë ‘hajt pirdhu tani!”

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top