MC Networking

Lela në Zululand: Gara për postin e kryetarit në PD do jetë mes Bashës e Patozit (VIDEO)

Në Zululandin e sotëm, Nano bëri një bisedë me Alfred Lelën mbi zhvillimet e pritshme që pritet të ndodhin në PD. Lela kritikoi sjelljen e atyre që e kanë mbështetur Bashën deri në këtë moment, dhe që menjëherë pas humbjes, janë duke braktisur barkën e tij. Ai tha: “Kanë qenë të shumtë ata që kanë mbështetur Bashën; kam qenë edhe unë mes tyre; dhe nëse Basha humbi, duhet të ndihemi edhe ne përgjegjës për humbjen; e nëse kuptojmë se kauza ku kemi besuar ka qenë e gabuar, na duhet të bëjmë nje mea culpa, e jo të sulmojmë Bashën”.

Më tej, u fol mbi atë që mund të ndodhë sot e në ditët në vijim. “Do ketë një garë brenda partisë demokratike; besoj se Lulzim Basha do jetë njëri kandidat; kandidati tjetër duhet kërkuar mes atyre që e kanë kritikuar Bashën; kam informacion se Patozi mund të jetë njëri prej rivalëve të Bashës”, u shpreh Lela.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top