MC Networking

Dashamir Shehi në Zululand: Nuk ka për të pasur aleancë PS-PD; dhe këtë nuk e them në titull personal (VIDEO)

Dashamir Shehi bëhet i pari që e thotë qartë se jo vetëm nuk do donte që të kish një aleancë PS-PD pas zgjedhjeve, por edhe se nuk ka për t’u bërë në asnjë rrethanë një aleancë të tillë. Sipas tij, kanë qenë socialistët që e kanë krijuar këtë iluzion. Pas kësaj vijoi një dialog mes Nanos e tij, që i përmbledhur do bënte si më poshtë:

Nano: Këtë ju e thoni në titull personal?

Shehi: Jo, nuk e them në titull personal; e them në emër të opozitës.

Nano: Ju jeni i pari opozitar që po shpreheni kaq qartë lidhur me këtë gjë.

Shehi: Jo, nuk është e vërtetë; të gjithë e kemi përcjellë këtë mesazh?

Nano: Askush nga opozita nuk ka qenë kaq i prerë; aq më pak zoti Basha.

Shehi: Jo, nuk është ashtu. Mesazhi ynë ka qenë i qartë. Ne kemi për detyrë ta largojmë PS-në nga zyrat e shtetit, e jo të qeverisim bashkë me të.

Nano: Po sikur të ndodhë?

Shehi: Nuk ka për të ndodhur.

Nano: Ka ca që mendojnë se nuk do ishte keq të ndodhte.

Shehi: Nuk ka asnjë të mirë nëse ndodh. Nuk ka as kuptim.

Nano: Sikur pas zgjedhjeve t’ju duhet të vendosni ose një koalicion qeverisës me PS-në, ose një koalicion qeverisës me LSI-në, cilin do preferonit?

Shehi: Nëse ne nuk do jemi në gjendje të krijojmë një shumicë, unë do të isha me idenë që të rrinim në opozitë.

Nano: Po kështu, në opozitë, mund të komprometohen pozitat e Bashës si udhëheqës i opozitës.

Shehi: Nëse opozita arrin një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara, Basha nuk rrezikon asgjë. Ai rrezikon vetëm nëse del më keq se në zgjedhjet e fundit.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top