MC Networking

Kejdi Mehmetaj në Zululand: Prindërit e mi kanë qënë me PD-në, por kishin respekt për Ilir Metën (VIDEO)

E ftuar në Zululand-in e sotëm ishte kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj ku midis të tjerash ajo tregoi se si u bë pjesë e politikës. Znj.Mehmetaj tregon se ishte vetëm 14 vjec kur vendosi të angazhohej me LSI-në. Familja e saj nuk e ka mbështetur fillimisht vendimin e saj për tu përfshirë në politikë edhe për vetë faktin se ata kishin bindje të djathta politike.

Ndërsa pyetjes së z.Nano se përse ajo zgjodhi të jetë në politikë, znj.Mehmetaj i përgjigjet:

“Unë dua të jem në politikë që të bëj disa gjëra që edhe kur mos të jem më pjesë e politikës të thuhet që këto gjëra i ka bërë Kejdi dhe të mbahen mend për mirë”.

Më tej biseda vijoi lirisht duke u përqëndruar përpos rrugëtimit të znj.Mehmetaj dhe në atë që përfaqëson ajo, edhe në eksperiencën e saj në parlament në këto katër vite si deputete.

“Mua më duket sikur PD dhe PS janë të trembura, nuk po arrijnë ta përceptojnë realitetin e mbështetjes që kanë në bazën qytetare dhe kjo i ka bërë që të reagojnë kundrejt të vetmit faktor që e shohin vazhdimisht në rritje dhe si rrjedhojë merr elektorat nga të dyja partitë, që është LSI-ja. LSI-ja ka disa “armë” që partitë e tjera nuk i kanë, kemi rininë me vete”, deklaron në fund znj.Mehmetaj.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top