MC Networking

Luan Rama në Zululand: Në këto zgjedhje do të dalim forcë e pare (VIDEO)

I ftuar në Zululand-in e sotëm ishte kandidati për deputet i LSI-së Luan Rama.

Fokusi i bisedws u përqëndrua tek zgjedhjet e 25 qershorit, rezultatet që pretendon LSI-ja në këto zgjedhje.

“Pas 27 vitesh të një politike që e ka vërvitur spektrin e vet rreth një vorbulle konflikti, krize, batutash; theksoj që edhe pse kemi qënë vetë brenda nuk kemi qënë lider të politikëbërjes në qeverisje, asnjëherë, kjo që duhet të ndodhë pikërisht në këto zgjedhje është largimi i qytetarëve nga mbështetja për këtë politikë konflikti, krize që edhe pas këtyre viteve e gjen fajtorin tek tjetri që ka qënë përpara në qeverisje dhe jo tek vetja”, shprehet Rama duke shpjeguar kështu pse luftojnë për të qënë forcë e parë.

Ndërsa, Nano e pyet se nëse do të kishte mundësinë që Shqipërinë t’ja jepte PD-së apo PS-së kë do të zgjedhte, Luan Rama përgjigjet se me patjetër do të gjente një alternativë të tretë, dhe padyshim i duhuri do të ishte Petrit Vasili.

“LSI-ja do të marrë më shumë deputetë nga partitë e tjera. Do të jemi parti e parë sepse do të votojnë jo vetëm votuesit e LSI-së por edhe shumë prej socialistëve dhe demokratëve që nuk e pranojnë këtë mënyrë të qeverisjes apo politikëbërjes që po shfaqet pas asaj marrëveshjeje e cila theksoj që nuk egziston si marrëveshje.” shprehet ndër të tjera z.Rama.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top