MC Networking

Adnor Shameti në Zululand: "Jam jurist, e më intereson debati profesional; nuk do jem pjesë e kacafytjeve politike në Kuvend" (VIDEO)

Sot në Zululand ishte i ftuar Adnor Shameti, kandidat i PS-së në listën e qarkut të Beratit. "Jeta parlamentare, e parë nga jashtë, nuk më ka lënë një shije të mirë, por mendoj se zërat e shtruar mund të luajnë një rol për ta përmirësuar ambientin e Kuvendit", tha Shameti. Ai ishte i sigurtë se me të nuk do të ndodhë që futet në vorbullën e sherreve e fyerjeve që bëhen aty. "Nuk do të jem i interesuar për debatin politik në parlament; vendi ku unë e shoh veten është komisioni i ligjeve, ku debati do të jetë i natyrës profesionale", shtoi ai. Lidhur me reformën në drejtësi, Shameti tha se ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek paketa e reformës, por në tërësi e pranonte atë. "Është një reformë e domodoshme; ajo duhet mbështetur qoftë edhe për faktin që largon pjesën e keqe nga sistemi i drejtësisë", u shpreh ai. Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun ...

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top