MC Networking

Zululand: Mirush Kabashi reciton një poezi erotike të Pano Taçit, tregon një ngjarje me Berishën në vitin 1992; dhe thotë se “ligji i teatrit është i turpshëm” (VIDEO)

Biseda me Mirush Kabashin në Zululand u përqëndrua te shfaqjet e tij të kohëve të fundit, siç janë një concert recital me poezi me titullin “Ah moj demokraci”, monodrama e famshme me titullin “Apologjia e Sokratit” dhe një monodramë me titullin “Zoti Ibrahim” të  interpretuar në sallën e kishës ortodokse. “Më pëlqeu loja juaj e aktorit, por mesazhet e asaj monodrame nuk më pëlqyen”, i tha Nano. “Pasi me dashje, pa dashje përcillej mesazhi se feja islame është superiore, dhe ne nuk kemi nevojë për këtë mesazh”. Por Kabashi tha se “teksti i kësaj monodrame është i shkruar nga një çifut, dhe mesazhi më i rëndësishëm është bashkëjetesa mes feve”. Pastaj, ai shtoi se “në bindjen time, besimi në Zot i bën vetëm mirë shoqërisë apo botës”. Sidoqoftë, biseda nuk mbeti gjatë në këtë pikë. Më tej, u fol për suksesin e Apologjisë së Sokratit, dhe për recitalin mbi demokracinë. Në një moment, Nano bëri - kështu tha ai – “një apologji të Pano Taçit”.  Dhe Kabashi recitoi një poezi erotike të poetit Taçi.

Në fund, ai foli për ligjin e teatrit që e quajti të turpshëm, pasi e lë zgjedhjen e funksioneve drejtuese në dorë të politikës. Në këtë diskutim e sipër, ai tha se Sali Berisha i ka kërkuar të bëhet deputet i PD-së në vitin 1992, por me kusht që të bëhej anëtar i PD-së. “E refuzova me shumë mirësjellje propozimin, pasi unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar partie; e nuk dua të jem; pasi artisti u përket të gjithëve”.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top